Në kuadër të stërvitjes komplekse të NATO-s “Emergency Management Bulgaria 2025”

Në kuadër të stërvitjes komplekse të NATO-s “Emergency Management Bulgaria 2025”, me pjesëmarrjen e mbi 1 000 efektivëve nga 18 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, më datën 08 -11 shtator në qytetin Montana të Bullgarisë u zhvillua “Dita e Vizitorëve VIP”.
Shqipëria u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes civile (AKMC), Z. Haki Çako, Komandantoi i SEEBRIG, Gjeneral Bilbil Bitri, si dhe Komandanti i Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile, Kolonel Hajdar Gurra, të cilët vizituan ekipin shqiptar pjesëmarrës në këtë stërvitje.
Ekipi ynë, i përbërë nga 23 profesionistë civilë nga AKMC dhe ushtarakë nga Njësia USAR e Forcave të Armatosura, të kompletuar me pajisje moderne, mjete logjistike dhe kapacitete operacionale, ndër të cilat spikatën Qendra e Lëvizshme Operacionale e AKMC-së dhe ekipi i kërkim-shpëtimit të FA, bashkëpunoi me ekipet e vendeve të tjera të NATO-s dhe partnere, duke demonstruar kapacitetet kombëtare për të operuar në të njëjtat standarde për menaxhimin e emergjencave.