Në kuadër të stervitjes FloodNorthALB

Qyteti i Shkodrës mirëpret 13 partnerë nga rajoni dhe më gjerë, në një stërvitje që synon të testojë gatishmërinë e forcave të mbrojtjes civile për përballimin e përmbytjeve.

Nën udhëheqjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian (DG ECHO), kjo stërvitje është pjesë e një projekti që nisi në Janar 2024 dhe përfundon në Dhjetor 2025.

Në të marrin pjesë: Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Greqia, Italia, Qipro, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Për 4 ditë, në Shkodër do të zhvillohen skenarë të simulimeve emergjente, ku forcat pjesëmarrëse do të vijnë në ndihmë të popullsisë në situata të përmbytjeve.

Përveç ekipeve ndërkombëtare, janë angazhuar edhe: forcat zjarrfikëse lokale, Forcat e Armatosura, Policia e Rendit, Kryqi i Kuq, Urgjenca Mjekësore dhe forca vullnetare.

Kjo stërvitje është edhe një dëshmi e rolit të Shqipërisë si pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile që nga Korriku 2023.

Shqipëria është gati – për bashkëpunim dhe për mbrojtje!

Linku: https://www.facebook.com/akmc.gov.al/videos/577665967968115

Lajme të tjera