Në kuadër të projektit “Forcimi i Aftësisë Ripërtëritëse në Shqipëri – Projekti RESEAL,” i financuar nga PNUD, më 24.10.2024, u zhvillua një trajnim në shkollën “28 Nëntori”, me fokus stërvitjen për reagimin ndaj emergjencave.
Më 25.10.2024, u organizua një ushtrim simulimi për menaxhimin e riskut ndaj përmbytjeve në të njëjtën shkollë, duke përfshirë nxënës, mësues, prindër të këtij institucioni arsimor dhe duke u udhëhequr nga Engineering & Risk Management Consultants SH.P.K. Ky aktivitet synonte rritjen e ndërgjegjësimit për një reagim të shpejtë dhe të organizuar në rast emergjencash.
Falenderim i veçantë për gjithë institucionet mbështetëse si më poshtë:
- Organizata ndërkombëtare:
- UNDP Albania – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, financues i projektit të reziliencës në Shqipëri, RESEAL.
- Institucionet qendrore:
- AKMC – Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (në nivel qendror dhe në qark), përgjegjëse për koordinimin e përgjithshëm të mbrojtjes civile në nivel kombëtar.
- MAS – Ministria e Arsimit dhe Sportit, në mbështetje të edukimit për ndërgjegjësim në raste emergjencash, duke përfshirë shkollën “28 Nëntori” në Shkodër.
- Institucionet rajonale dhe lokale:
- QKUM – Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në Shkodër, përgjegjëse për mbështetjen shëndetësore dhe reagimin emergjent.
- MZSH – Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Shkodër, përgjegjës për ndërhyrjen dhe shpëtimin në rast emergjencash të zjarrit dhe përmbytjeve.
- Policia e Shtetit, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë emergjencave.
- Kryqi i Kuq, për ofrimin e ndihmës humanitare dhe mbështetje logjistike në raste emergjencash.
- Emergjencat Civile të Bashkisë Shkodër, për koordinimin lokal dhe përfshirjen e komunitetit në menaxhimin e emergjencave.
Ky projekt synon të forcojë kapacitetet për përballimin e situatave emergjente dhe të rrisë aftësinë për të reaguar në kohë ndaj tyre, duke përfshirë komunitetet lokale dhe institucionet përkatëse në procesin e ndërgjegjësimit dhe përgatitjes.