Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për Mbrojtjen Civile në 2 shkolla

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për Mbrojtjen Civile janë zhvilluar ushtrime të simulimit, për përballimin e Emergjencave Civile, në 2 shkolla të Bashkisë Korçë.

Ushtrimet e simulimit u zhvilluan në Shkollën 9-vjeçare “Stavri Themeli”, ku u simulua një rast rënie zjarri dhe në Gjimnazin “Themistokli Gërmenji”, ku u simulua një rast rënie tërmeti.

Këto ushtrime u zhvilluan me qëllim tregimin e mënyrës së reagimit të stafit drejtues dhe nxënësve ndaj risqeve të Emergjencave Civile.

Lajme të tjera