Në datat 24-27 Qershor 2024, u zhvillua takimi në kuadër të Projektit të JICA!

Në datat 24-27 Qershor 2024, u zhvillua takimi në kuadër të Projektit të JICA!

Takimi u zhvillua në kuadër të implementimit të projektit: ”Ngritja e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në pyje (NFFIS) dhe aplikimi i ndërhyrjeve (zgjidhje) të bazuara në natyrë për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore (NbS-DRR)”.

Në fokus të diskutimeve ishin tre aktivitetet kryesore të projektit:

1) Hartimi i Sistemit Kombëtar të Informacionit mbi Zjarret në Pyje(NFFIS). Sistemi i krijuar dhe testuar do të jetë operacional me qëllim monitorimin e zjarreve në pyje;

2) Kontrolli demonstrativ i erozionit për mbrojtjen e basenit ujëmbledhës të Bovillës. Ky proces do të sjellë stabilizimin e rrjedhave sipërfaqësore të shkaktuara nga reshjet dhe uljen e sedimenteve në basen;

3) Fuqizimin e mekanizmave të Mbrojtjes Civile, Iniciativës së Kooperimit Ballkanik dhe dhënia e kontributit në platformat rajonale të Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe procesit Forest Europe.

Projekti do të zbatohet gjatë 5 viteve në vijim (2024 – 2029) dhe ndër të tjerash ka programuar trajnime, seminare, workshope rajonale etj.

Në këtë takim, përfaqësuesit e zyrës rajonale të JICA prezantuan Ekipin bazë të cilët do të angazhohet në zbatimin e Projektit, duke shënuar fillimin e aktiviteteve të kësaj nisme.

Personeli i JICA Balkan Office:

  1. Jun HIRASHIMA – Udhëheqës i operacioneve të JICA në Shqipëri
  2. Znj. Natasa BOGOJEVIC – Oficere e Programit
  3. Dr. Stefko STEFANOSKI – Këshilltar Rajonal
  4. Sokol KONOMI – Koordinator Kombëtar, Drejtues i Zyres lokale të JICA në Tiranë

Personeli i Projektit (Ekipi bazë):

  1. Z. Yuta MORIKAWA – Krye-Këshilltar (Udhëheqës i Ekipit të Projektit)
  2. Z. Makoto FUKUYAMA – Zv. Udhëheqës i Ekipit
  3. Znj. Chihiro HAYAKAWA – Eksperte RS/GIS/Awareness

U zhvillua takimi kryesor me Drejtorin e Përgjithshëm të #AKMC-së, z. Haki Çako ku u prezantua projekti dhe hapat që do ndiqen në vijim.

Gjithashtu u organizuan takime me përfaqësues të institucioneve zbatuese dhe të përfshira në këtë Projekt si: #AKP, #IGEO, #UKT, #ASIG.

Lajme të tjera