Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Grupin i Kërkimit dhe Shpëtimit Vullnetar Tatra (Polonisht: Tatrzańskie Ochotnicze Pogotowie Ratunkowe – “TOPR”), organizata më e madhe e kërkim shpëtimit malor në Poloni, kanë implementuar me sukses një tjetër projekt bashkëfinancuar në kuadër të bashkëpunimit polak për zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë.
Qëllimi i projektit “Polish Aid” i titulluar “Ekipi Vullnetar Shqiptar i Kërkimit dhe Shpëtimit Malor” ishte rritja e aftësive të vullnetarëve shqiptarë të shpëtimit malor të përzgjedhur nga e gjithë Shqipëria përmes trajnimit e posaçëm javor nën mbikëqyrjen e instruktorëve të TOPR-it. Stërvitja malore, e cila përbëhej nga aftësi praktike duke përfshirë ngjitjen, shpëtimin e jetës, ndihmën e parë, si dhe ndërtimin e ekipit, u zhvillua nga data 4 deri më 9 dhjetor 2022 në Zakopane, kryeqyteti dimëror i Polonisë.
Vizioni i projektit i Ndihmës Polake ishte motoja polake: “Në të kaluarën, ne u ndihmuam; sot ne mbështesim të tjerët sepse Ndihma Polake ka fuqi”. Synimi ishte të frymëzohen dhe inkurajohen entuziastët shqiptarë të malit, të cilët tashmë shfaqin disa njohuri në misionet e shpëtimit, për të ngritur një Organizatë Vullnetare Shqiptare të Kërkimit dhe Shpëtimit Malor, të modeluar sipas organizatës Polakë TOPR “Grupi i Kërkimit dhe Shpëtimit Vullnetar Tatra”, një nga më të vjetra në botë. Instruktorët e TOPR-it do të vizitojnë Shqipërinë në vitin 2023 për të vazhduar trajnimin për vullnetarët e shpëtimit malor në shtigjet e Alpeve Shqiptare.
Publikimi shpreh ekskluzivisht pikëpamjet e autorit dhe nuk mund të identifikohet me qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë.