Moduli për Luftën kundër Zjarreve në Pyje

Moduli për Luftën kundër Zjarreve në Pyje

Projekti “IPA Floods and Fires” është një nismë e rëndësishme që synon të promovojë bashkëpunimin rajonal dhe të ndajë praktikat më të mira në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe zjarret në pyje. Kjo nismë financohet nga Bashkimi Europian, DG ECHO, në bashkëpunim me partnerët italian dhe pjesëmarrjen e vendeve si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Synimi i programit është të inkurajojë bashkëpunimin rajonal dhe të përafrohet me standardet e BE-së në menaxhimin e rreziqeve nga përmbytjet dhe zjarret në pyje. Duke ndarë praktikat më të mira dhe duke ofruar mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve, ky program synon të krijojë një mjedis më të sigurt dhe të qëndrueshëm për komunitetin tonë.

Në këtë kontekst, në Gramsh u zhvillua një trajnim operativ, me mbështetjen e trajnerëve nga Sllovenia, i cili i parapriu një ushtrim kompleks në terren në Maqedoninë e Veriut për luftën kundër zjarreve në pyje.

Falë anëtarësimit të Shqipërisë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile dhe referuar marëveshjeve të lidhura me Brukselin, përmes #AKMC po rriten kapacitetet logjistike dhe njerëzore të mbrojtjes civile. Krijimi i modulit të specializuar për luftën kundër zjarreve në pyje është një shembull konkret i kësaj përmirësimi të kapaciteteve.

Moduli ynë për Luftën Kundër Zjarreve në Pyje në Terren (GFFF) është modeli që do të ndiqet në të gjithë rajonin sipas standarteve të Bashkimit Europian. Me ndihmën e partnerëve tanë, jemi duke zhvilluar procedurat standarte të veprimti, duke siguruar pajisjet e nevojshme dhe duke ofruar trajnime në terren për ekipet tona.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë me bashkitë, moduli do të përbëhet nga specialistë dhe efektivë zjarrëfikës nga 12 bashki të ndryshme. Kjo do të sigurojë një përgjigje efikase dhe të koordinuar në rastet e emergjencave me zjarr në pyje, duke mbrojtur komunitetin tonë në mënyrë të përshtatshme dhe efikase.

IPA Floods and Fires
#mbrojtjacivile #AKMC #civilprotection #ipaff