Një tjetër hap drejt forcimit të kapaciteteve të strukturave të mbrojtjes civile në nivel vendor në Shqipëri.
UNDP-ja së bashku me Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vazhdojnë mbështetjen për 12 Prefektura dhe 61 Bashki në vend, duke prezantuar Modulin e Trajnimit për Strukturat e Mbrojtjes Civile në Nivelin Rajonal (Qark) dhe Bashki. Përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ky modul shënon një përparim të rëndësishëm drejt forcimit të gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë në nivel rajonal dhe vendor.
Mbështetur nga Projekti #RESEAL, i financuar nga Qeveritë e Suedisë Embassy of Sweden in Tirana, Portugalisë dhe Shqipërisë, kjo nismë përfaqëson përpjekjet e përbashkëta drejt një të ardhmeje më të sigurt. Me fokus në fuqizimin e strukturave të Mbrojtjes Civile, synojmë të ofrojmë mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të menaxhuar sfidat në mënyrë efektive.
Në Shkodër, një nga zonat më të ekspozuara ndaj risqeve nga fatkeqësitë, gjatë prezantimit, përfaqësuesit nga Sistemi i Mbrojtjes Civile dhe komuniteti i donatorëve theksuan rëndësinë e koordinimit ndërmjet palëve të interesit në të gjitha nivelet në lidhje me funksionimin e strukturave organizative të mbrojtjes civile, vlerësimin e fatkeqësive dhe planifikimin e menaxhimit të emergjencave.
Programi i trajnimit përfshin 12 takime, 2 ditë secila, në nivel prefekturash me pjesëmarrjen e 61 bashkive dhe zyrave rajonale që punojnë me Menaxhimin e Riskut nga Fatkeqësitë, duke amplifikuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta drejt qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë, për një Shqipëri më të qëndrueshme.