Mirënjohje për të gjithë ata që po punojnë në terren në këto ditë të vështira!
Për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë së zgjatur, zonat e Arbanës dhe Baldushkut janë përballur me vatra zjarri që rrezikojnë mjedisin dhe komunitetin lokal.
Inspektorët e pyjeve të APR-së, së bashku me Mbrojtjen Civile, zjarrfikësit dhe ekipet e AKMC-së, janë çdo ditë në terren, duke punuar me përkushtim për shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e pasurisë natyrore.
Falënderim i sinqertë për të gjithë ata që qëndrojnë në vijën e parë në mbrojtje të natyrës sonë.