Me vendim të Autoritetit Rrugor Shqiptar ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në këtë segment

📍 Në vijim të situatës në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se rrëshqitja e dheut është agravuar gjatë orëve të fundit.
⛔️ Me vendim të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, ndalohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë.
🚧 Drejtuesit e mjeteve dhe operatorët e transportit të përdorin rrugë alternative.
Siguria e qytetarëve mbetet prioritet.