Me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, Shqipëria plotësoi në një kohë rekord kushtet për të qenë një shtet pjesëmarrës në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europian.
Në zbatim të direktivave të Bashkimit Europian për Menaxhimin e Fatkeqësive, në të cilat është bazuar ligji 45/ 18.07.2019 “Për Mbrojtjen Civile” janë në proces hartimi dokumentat bazë si “Vlerësimi i Riskut nga Fatkeqësitë”, “Strategjia Kombëtare e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë” dhe Plani Kombëtar i Emergjencave Civile; janë rritur kapacitetet e strukturave të Mbrojtjes Civile dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është përfshirë në projektet europiane me fokus arritjen e standarteve të Bashkimit Europian në Mbrojtjen Civile.
#mbrojtjacivile#AKMC#MOD#UCPM#Eu






