Në Përmet, gjatë ndalesës së turit “Mbrojtja Civile në Turne”, u mblodhën qytetarë, institucione vendore dhe partnerë ndërkombëtarë për të promovuar rëndësinë e informimit dhe përgatitjes ndaj situatave emergjente.
Si pjesë e kësaj fushate ndërgjegjësuese,
vajzat e ekipit të basketbollit “Roses of Përmet” – Kampionet e Shqipërisë, iu bashkuan nismës si ambasadore të mbrojtjes civile, duke përçuar një mesazh të fuqishëm për komunitetin:

“Kampionet flasin!”
Me zë të fortë dhe mesazh të qartë, ato na kujtojnë se forca e vërtetë nuk është vetëm në fushë, por edhe në përgatitjen për të mbrojtur veten dhe të tjerët përreth.
Ky tur po zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me UNDP Albania në kuadër të projektit #RESEAL, zbatuar nga UNDP dhe i financuar nga qeveritë e Suedisë
, Portugalisë
, Zvicrës
dhe Qeveria Shqiptare
.




