Mblidhet Komisioni Teknik Këshillimor, thirrur nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Z. Haki Cako, në cilësinë e Kryetarit të këtij komisioni, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet dhe strukturat e parashikuara në VKM nr. 1020/2020.
Fokusi i këtij takim ishte:
– Situata e sezonit dimëror dhe masat që duhen marrë nga institucionet përkatëse.
– Sistemi i paralajmërimit të hershëm dhe rëndësia e veçantë për implementimin sa më të shpejt dhe gjithpërfshirës të një sistemi #EWS në Shqipëri, ku të gjithë aktorët mund të shkëmbejn informacione në kohë reale.
– Anëtarësimi i Shqipërisë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, përfitimet dhe detyrimet bazuar në marrëveshjen e nënshkruar me dt.18 Nëntor në Tiranë midis Ministrit të Mbrojtjes Z.Niko Peleshi dhe Komisionerit BE për Krizat dhe Mbrojtjen Civile Z. Janes Lenarčič.








