Pranë #KESH, u mblodh Sekretariati Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në Hec-et e Lumit Drin.
Në këtë takim që kryesohej nga z. Benet Beci, ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i #AKMC, z. Haki Çako, dhe anëtarët e këtij Sekretariati sipas ‘’Vendimit Nr. 1, datë 28.12.2020’’, të cilët diskutuan në lidhje me nivelet dhe prurjet në liqenet e kaskadës së lumit Drin dhe kuotat në HEC-et si: Fierzë, Koman dhe Vau Dejës. Ky Sekretariat është në gatishmëri dhe mblidhet herë pas here, për mbajtjen nën monitorim permanent të situatësn së shkarkimeve në kaskadën e lumit të Drinit


