Gjatë ditës së sotme u zhvillua mbledhja e Komisionit Teknik Këshillimor, me fokus situatën e sezonit të verës, për parandalimin dhe menaxhimin efektiv të situatës së zjarreve, përcaktimin e prioriteteve dhe identifikimin e masave që duhen marrë nga institucionet vendore dhe qendrore.
Të pranishëm ishin Zëvëndës Ministër i Mbrojtjes, Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako, Prefektët Qarqeve dhe përfaqësues nga institucionet, pjesë të Sistemit të Mbrojtjes Civile.




