Më 8 Gusht 2021, duke marrë parasysh situatën e vështirë të Shqipërisë në luftë me zjarret, mbërritën përfaqësues/ ekspertë nga ekipi i USAID-it, për dhënien e mbështetjes teknike në fushën e zjarreve në pyje. Përfaqësuesit e tjerë nga ekipi, mbërrijnë nesër.
Kjo asistencë teknike është në kuadër të “Programit të Mbështetjes për Ndihmën ndaj Fatkeqësive”, i cili është një program bashkëpunues ndërmjet Byrosë së #USAID për ndihmën humanitare dhe Shërbimit Pyjor të SHBA.
Tre ekpertët teknikë nga SHBA do të bashkëpunojnë me ekspertët shqiptarë për dhënien e ekspertizës dhe eksperiencës në operacionin kundër shuarjes së zjarreve në territorin e Shqipërisë.
USAID – US Agency for International Development



