Më 5 Gusht 2021, duke marrë shkas nga situata e krijuar në Europën Jug-Perëndimore prej temperaturave të larta dhe zjarreve, BE ka ofruar tashmë ndihmë për Shqipërinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut si dhe Greqinë.
Falë koordinimit dhe me kërkesë të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile drejtuar Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe ERCC, mbërriti sot ekipi prej 8 personash nga Hollanda, i cili është pritur dhe shoqëruar nga përfaqësues të #AKMC dhe Forcat Ajrore të Shtabit të Përgjithëshëm të Forcave të Armatosura, që kanë zhvilluar takime për të koordinuar punën me Albcontrol dhe Forcat Ajrore në kuadër të arritjes së 2 helikopterëve Chinook.
Kjo asistencë vjen si një shprehje e veçantë solidariteti për situatën e rënduar të zjarreve në të cilën ndodhen vendet e përfshira, siç është edhe Shqipëria dhe është gjithashtu një vlerë e shtuar në punën e palodhur prej ditësh të efektivëve dhe punonjësve të #FA dhe strukturave të #MC.
https://www.balkanweb.com/zjarret-masive-be-aktivizon…/


















