Mbani pastër ambjentin

Me afrimin e stinës së verës dhe shtimin e numrit të turistëve, pas kthimit të vendit në një destinacion të lakmuar turistik, mbajtja pastër e parqeve, plazheve dhe maleve tona kthehet në një domosdoshmëri, duke shmangur kështu edhe nisjen apo përhapjen e zjarreve. Kjo video sensibilizuese, i drejtohet publikut të gjerë pikërisht në këtë drejtim, përmes këshillave dhe animacioneve ilustruese.
Videoja është realizuar në kuadër të projektit ToBeReady, financuar nga Interreg IPA CBC, programi i bashkëpunimit ndërkufitar, Itali, Shqipëri Mali i Zi, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Njoftime të tjera