Lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.2, me thellësi 15 km dhe epiqendër në Bashkinë Belsh.

Sipas raportimeve të Instituti i Gjeoshkencave, më datë 24.02.2025, në orën 20:00:06, është regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.2, me thellësi 15 km dhe epiqendër në Bashkinë Belsh.
Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohen problematika në komunitet apo dëme në infrastrukturë.
Strukturat përkatëse vijojnë monitorimin e situatës dhe mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.