Kujdes nga Zjarret në Pyje – Shkatërrimi i Mjedisit Ka Pasoja Ligjore të Rënda

Kujdes!
Kush ndez zjarre në pyje, dënohet deri në 5 vjet burg.
Në Qafën e Llogarasë, përballja e parë serioze e kësaj vere me zjarret ishte një sfidë e madhe. Arritëm t’i vëmë nën kontroll, por kjo nuk mjafton!
Temperaturat, sado të larta të jenë, nuk mund të shkaktojnë zjarre në mënyrë natyrale. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në emër të çdo zjarrfikësi dhe punonjësi që përballet me flakët, u bën thirrje të gjithë banorëve në zonat rurale:
Bëni kujdes, pasi vetëm një shkëndijë mjafton për të djegur të gjithë malin në këtë stinë të nxehtë.
Për ata që ndezin zjarre në mënyrë të qëllishme, për të liruar kullota apo thjeshtë për të shkaktuar dëme në mjedisin natyror, kujtojmë se shkatërrimi i pronës publike dhe private me zjarr është një krim që dënohet deri në 5 vjet burg. Ne do të bashkëpunojmë me policinë për të denoncuar dhe ndihmuar në arrestimin e kujtdo që tenton të djegë pyjet dhe kullotat, këtë pasuri tonën të përbashkët.
Asnjë tolerim nuk do të ketë në këtë drejtim!