Gjatë pjesëmarrjes në konferencën rajonale “Ndryshimet, Sfidat dhe Rimëkëmbja e Mbrojtjes Civile gjatë Covid- 19” zhvilluar në Shkup- Maqedoni e Veriut.
Përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile, shefi Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar z.Dorian Aliko dhe z.Ledjo Hoxha nga Sektori i Shtypit, Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun, prezantuan sfidat e AKMC dhe strukturave te MC gjatë Covid- 19 dhe rëndësinë e anëtarësimit në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.
I pranishëm në aktivitet ishte Z. Bekim Maksuti Drejtor i D.M.Sh. si dhe ekspert nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Bosnia dhe Hercegovina dhe universitete të ndryshme.