Konferenca Fillestare Planëzuese për stërvitjen funksionale “Reagimi ndaj zjarreve në pyje 2025”

Konferenca Fillestare Planëzuese për stërvitjen funksionale “Reagimi ndaj zjarreve në pyje 2025”, me synim përgatitjen dhe koordinimin e veprimeve për menaxhimin e emergjencave civile, pas zjarrit masiv në Malin e Gjerë🌲🔥 u mbajt më 25 mars në qytetin e Gjirokastrës, me pjesëmarrjen e institucioneve dhe strukturave të mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor.

Në konferencën që shërbeu si pikënisje për finalizimin e planifikimit të stërvitjes, që do të zhvillohet në qershor 2025, morën pjesë përfaqësues nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 🚓, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura 🌍, Kryqi Kuq Shqiptar, si dhe prefekturat dhe bashkitë përkatëse 🏛️.

Ky aktivitet u realizua fal asistencës dhe mbështetjes të UNDP nëpërmjet projektit RESEAL, financuar nga qeveria 🇸🇪, 🇵🇹 dhe 🇦🇱.

Lajme të tjera