Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Z. Haki Çako bashkë me Ambasadoren e Polonisë në Shqipëri, Znj. Monika Zuchniak- Pazdan, i uruan suksese ekipit vullnetar për Kërkim Shpëtimit Malor, prej 10 personash, i cili nën koordinimin e #AKMC do të udhëtoj ditën e djelë drejt Zakopane, Poloni për të zhvilluar trajnimin e parë për Kërkim Shpëtim Malor bashkë me organizatën “Tatra Kërkim Shpëtim Vullnetar (TOPR)”.
Ekipi është i përbërë nga 8 anëtarë të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, 2 koordinues, pjesë e stafit të #AKMC dhe është organizuar nga #AKMC në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor dhe Shoqatën e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.
Z.Çako dhe Znj. Zuchniak- Pazdan, përgëzuan ekipin duke i uruar rrugë të mbarë dhe vazhdim të mëtejshëm të kësaj iniciative.
#AKMC#mbrojtjacivile#Poland#UCPM#EU#civilprotection#topr







