“Investime të Reja për Sigurinë: Qendra Rajonale e Emergjencave Civile në Bushat përforcon gatishmërinë e Shkodrës”

Me Benet Beci dhe Majlinda Angoni, diskutuam nga afër për nevojën e investimeve në infrastrukturë, mjete dhe personel për përballimin e emergjencave civile në Qarkun e Shkodrës.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile gjithnjë pranë bashkive për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, dhe rritjen e kapaciteteve në zonat ku turizmi gjithëvjetor kërkon një qasje të re.
Ndaj dhe së shpejti në📍Bushat do të nisë puna për ndërtimin e një Qendre Rajonale për Emergjencat Civile, e gatshme për t’iu përgjigjur nevojave të zonës.