Sapo zbardhi dita helikopteri Cougar i Forcës Ajrore i pajisur me kovat “Bambi bucket” dhe ekuipazhi i tij kanë nisur punën nga ajri për shuarjen e zjarrit në malin e Velës në Kallmet të Lezhës.
Ndërkohë, trupat e Bazës së Mbështetjes të Emergjencave Civile bashkë me strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë po punojnë nga toka për izolimin e flakëve.