Gushti 2024: Një nga më të nxehtit në histori
Sipas Shërbimit për Ndryshimet Klimatike Copernicus, Gushti 2024 ishte i barabartë me Gushtin 2023 si muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Temperatura globale e sipërfaqes së ajrit ishte 0.71°C më e lartë se mesatarja për periudhën e Gushtit 1991-2020.
Europa ka përjetuar temperatura jashtëzakonisht të larta, me maksimumet ditore mesatare që arrinin mbi +35°C në disa zona, duke treguar krizën e vazhdueshme klimatike.
Këto të dhëna alarmuese na kujtojnë nevojën urgjente për të marrë masa kundër ndryshimeve klimatike dhe për të vepruar për të reduktuar ndikimet e saj.