Shqipëria mori pjesë në Sesionin e tetë të Platformës Globale (GP2025) për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë (UNDRR), nga 2 deri më 6 qershor 2025, në Gjenevë, Zvicër, organizuar nga Qeveria e Zvicrës dhe UNDRR-ja.
Tema e #GP2025 ishte “Every Day Counts, Act for Resilience Today”. #GP2025 ishte një moment i rëndësishëm midis takimit të Nivelit të Lartë politik mbi shqyrtimin afatmesëm të Kornizës Sendai deri në përfundimin e saj.
Gjatë takimit në Tryezën Ndërministrore, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Z. Haki Çako, prezantoi progresin e Shqipërisë në fushën e menaxhimit të riskut të fatkeqësive, prioritetet strategjike të cilat po zbatohen dhe kanë një ndikim për të përshpejtuar arritjen drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Integrimi i financimit të rrezikut nga fatkeqësitë në buxhete është themelor dhe duhet të pranojmë se qëndrueshmëria është një domosdoshmëri ekonomike afatgjatë dhe ka kthimin më të mirë nga çdo lloj investimi tjetër.