Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 8 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 1 është shuar dhe 7 mbeten aktive.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 8 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 1 është shuar dhe 7 mbeten aktive.
✅ E shuar:
* Fshati Vashtëmi, Nj.A. Libonik, Bashkia Maliq.
🔥 Vatra aktive:
* Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë).Zjarri është drejt izolimit dhe nën kontroll.
* Mali i Allushit, Bashkia Klos
* Skërficë, Bashkia Delvinë.Aktualisht, efektivët zjarrfikës dhe trupat e FA janë të angazhuar në thellësi të zonës së djegur për të izoluar vatra të mundshme në trungje apo në shtresën e tokës.
* Bolenë, Bashkia Himarë
* Gumenicë, Bashkia Selenicë
* Dhorës, Bashkia Skrapar
* Lusën, Bashkia Kukës
👨‍🚒 Në terren janë angazhuar mbi 25 efektivë të FA, forca zjarrfikëse, të shërbimit pyjor dhe mjete zjarrfikëse, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.
U bëjmë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe zjarr

Njoftime të tjera