Galeria

Në Bashkinë Vlorë shtohet një aset i teknologjisë për dedektimin në kohë të zjarreve, në një zonë me risk të lartë nga zjarret.

Në vazhdim të mbështetjes së vazhdueshme të BE🇪🇺 në fushën e Mbrojtjes Civile në Shqipëri🇦🇱, me implementimin e IPA Intereg CBC/ të projektit “To Be Ready”, sistemit të Mbrojtjes Civile dhe Strukturave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Bashkinë Vlorë i shtohet një aset i teknologjisë për dedektimin në kohë të zjarreve, në një zonë me risk të lartë nga zjarret.

Kamera e gjenatës së teknologjisë “IQ Firewatch” vjen si risi në vendin tonë, identifikon në kohë zjarret në një rreze minimale prej 15 km, max 50 km (në varësi tê motit) dhe njofton nëpërmjet sistemit të lidhur direkt me stacionin e MZSh Vlorë, për një monitorim në kohë reale dhe aktivizim sa më të shpejt të strukturave të reagimit.

Kjo iniciativë financohet nga Bashkimi Europian 🇪🇺, përmes projektit “TobeReady” CBC Italia🇮🇹-Albania🇦🇱-Montenegro🇲🇪 në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

#AKMC # EU #MZSH#AKZM#PMNZSH#MM

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe O.D.C (Office of Defence Cooperation) janë vizituar disa nga stacionet zjarrëfikse nëpër bashkitë e vendit.

Bashkë me O.D.C (Office of Defense Cooperation). 🇺🇲🇦🇱👨‍🚒🚒

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe O.D.C (Office of Defence Cooperation), janë vizituar disa nga stacionet zjarrëfikse nëpër bashkitë e vendit, me qëllim evidentimin e nevojave për trajnim dhe për rritjen e kapaciteteve të strukturave Operacionale të sistemit të Mbrojtjes Civile, me fokus strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

Jemi të lumtur që mbështetja e Ambasadës Amerikane dhe O.D.C është konkretizuar me financimin e disa projekteve të bashkive të vizituara.

Falenderojmë ekipin që nisi këtë rrugëtim dhe mirëpresim për të vijuar punën ekipin tjetër nga O.D.C

USAID/Albania

#AKMC#ODC#MZSH

Thirrje për shprehje interesi për pjesëmarrjen në procedurën e prokurimit me reference: FirePrep/NCPA/MOD/IPA CBC Greece – Albania, në kuadër të projektit FIRE PREP, programi IPA CBC Greqi –Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë synon të ofrojë një kontratë furnizimi për “Blerje të një mjeti zjarrfikës për terren urban dhe pyje, model 4*4, me kapacitet 5000 litra”, në kuadër të projektit Fire Prep, IPA CBC Greqi-Shqipëri.

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar deri më datë 24.4.2023, ora 10:30, dorazi me zarf, ose me postë/korrier në:

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile,
Rruga Skënderbej, pranë bllokut të ambasadave, Tiranë, Shqipëri, godina 6/1/1
me temë: Shprehje interesi për pjesëmarrje në tenderFirePrep/NCPA/ /MOD/IPA CBC Greece-Albania

Data e dorëzimit do të verifikohet nga posta/vula e korrierit/mandat depozitimi.
Çdo aplikim i paraqitur pas afatit të mësipërm do të refuzohet automatikisht. Dokumentacioni nuk mund të dorëzohet me e-mail.

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e mjetit (specifikimet teknike) dhe pajisjet shtesë, kërkesat dhe kriteret shtesë, si edhe përshkrimi i detajuar i dorëzimit të dokumentacionit mund të gjendet më poshtë:

  1. Specifikime teknike;
  2. Dokumentacione të tjera të tenderit.

Plani Kombëtar i Emergjencave Civile

Plani Kombëtar i Emergjencave Civile

Gjatë takimit të tretë të grupit teknik ndërinstitucional për të diskutuar mbi progresin e bërë, gjatë së cilit u shqyrtuan komentet e të gjithë institucioneve pjesëmarrës në këtë proçes.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Z. Haki Çako falenderoi pjesëmarrësit dhe theksoi se të gjithë duhet të punojnë bashkë për të identifikuar çdo boshllëk dhe të bashkëpunojë për t’i zgjidhur.

Ky aktivitet u suportua nga projekti RESEAL UNDP Albania

(Resilience Strengthening in Albania),

#AKMC#mbrojtjacivile#Sweden#Portugal#UNDP#EFDRR#DRA#DRR#BE#EU2023SE