Galeria
Takimi i fundit i Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës për hartimin e Planit Kombëtar për Emergjencat Civile.
Ditën e sotme u zhvillua takimi i fundit i Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës për hartimin e Planit Kombëtar për Emergjencat Civile, ku gjatë pjesës së parë u prezantua drafti i avancuar i këtij dokumenti, i cili vjen si rezultat i një procesi të gjatë bashkëpunimi me të gjitha grupet e interesit.
Në pjesën e dytë të takimit, zhvillimi i një ushtrimi simulues në tavolinë mundësoi testimin e draftit të PKEC, si dhe angazhimin e anëtarëve të GTNP, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse, për identifikimin e rolit të tyre gjatë fazave të ciklit të menaxhimit të emergjencave.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm gjatë procesit të hartimit të PKEC.
Ky aktivitet u suportua nga projekti RESEAL
(Resilience Strengthening in Albania),
#Sweden#Portugal#UNDP#EFDRR#DRA#DRR#BE









TË KUJDESEMI DHE TË MBROJMË TOKËN TONË TË VETME.
Dekadat e fundit, ndryshimi i klimës ka qenë përgjegjës për shpeshtësinë dhe intensitetin e shumë fenomeneve ekstreme të motit si pandemi, përmbytje, zjarre, tërmete, thatësira, etj.
Efektet e ndryshimeve klimatike në fatkeqësitë natyrore mund të ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm afatgjatë të popullatës botërore.
VETËM TË BASHKUAR MUND T’JA DALIM.
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#MOD#UNDP#climatechange
“Së bashku, të përkushtuar për të ndërtuar mekanizma të fuqishëm të gatishmërisë dhe reagimit për të siguruar mirëqënien e qytetarëve tanë”, Moto e takimit të 47-të të Komitetit të Mbrojtjes Civile.
“Së bashku, të përkushtuar për të ndërtuar mekanizma të fuqishëm të gatishmërisë dhe reagimit për të siguruar mirëqënien e qytetarëve tanë”
Moto e takimit të 47-të të Komitetit të Mbrojtjes Civile , që po zhvillohet në Bruksel – Belgjikë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 27 shteteve anëtare të #UCPM – Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile
.
Fokusi
– Arritjet dhe iniciativat të UCPM, në implementimin e projekteve të ndryshme si dhe në mbështejen humanitare në situatat e ndryshme emergjente në Ukraine, Turqi, Siri, etj.
– Forcimi e kapacitateve reaguese dhe parandaluese nga shtetet e UCPM, (si rritja e kapaciteteve RescEu
dhe Sistemi Paralajmërimit të hershëm)
– Bashkëpunimi ndërkombëtar
– Zvogëlimi Riskut
– Ndryshimet klimatike
– Resiliece & Mitigation
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#MOD









Workshop për shuarjen e zjarrit nga ajri.
Sarajevë, Bosnjë- Hercegovinë.
Workshopi për shuarjen e zjarrit nga ajri
gjatë së cilit u shkëmbyen eksperiencat nga homologët në vendet e rajonit, me synim forcim e ndërveprimit dhe bashkëpunimit rajonal.
Shuarja e zjarrit nga ajri është një mjet efektiv por gjithashtu shumë i shtrenjtë, ku kërkohet forcimi kapaciteteve logjistike por njëkohësisht edhe rritja e forcimi i burimeve njerëzore në të gjitha strukturat përgjegjëse pjesë të Sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar sic është për shembull rasti efektiv i Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile
Ky aktivitet financohet nga shtetet pjesëmarrëse në marrëveshjen e DPPI SEE(Disater Preparedeness and Prevention Initiative SEE) dhe organizohet nga sekretariati i DPPI SEE në bashkëpunim me Ministrinë e Sigurisë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Disaster Preparedness and Prevention Initiative in SEE
Autoriteti i Aviacionit Civil – AAC
#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#MOD#DPPISEE





Takim konsultativ me pjesëmarrjen e patnerëve nga Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria në kuadër të iniciativës Interreg IPA South Adriatic CBC Shqipëri-Itali-Mali i Zi.
Në kuadër të iniciativës Interreg IPA South Adriatic – CBC
Shqipëri-
Itali-
Mal i Zi për forcimin e kapaciteteve të sistemit të Mbrojtjes Civile në këto Shtete, mbështetur nga BE
, u zhvillua në Tiranë takimi konsultativ me pjesëmarrjen e partnerëve nga Italia, Mali I Zi dhe Shqipëria ku të gjithë përfaqësuesit prezent dakortësuan që në “Aplication Form” të projektit “Resilient”, të propozohet si Lead-Partner Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
#StrongerTogether#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#Albania#Montenegro#Italy#civilprotection








Takim me Atasheun Gjerman në Shqipëri.
Takim me Atasheun Gjerman në Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Z. Haki Çako takoi sot Z. Hans Peter Wansler, Atasheun Gjerman në Shqipëri dhe diskutuan mbi bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e Mbrojtjes Civile dhe përballimit të fatkeqësive natyrore.
#AKMC#mbrojtjacivile#EU#UCPM#civilprotection#EU2023SE#MOD#germany#GIZ


