Galeria
Takim me konsulentin ndërkombëtar për cështjet e UCPM, në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane.
Në kuadër të antarësimit të Shqipërisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako, zhvilloi një takim me konsulentin ndërkombëtar për çështjet e UCPM
, Z. Agostini Goretti.
Konsulenca e Z. Goretti bën pjesë në mbështetjen e vazhdueshme të projektet RESEAL dhe UNDP për forcimin e Sistemit të #MC në Shqipëri, duke sjellë përvojat dhe praktikat më të mira evropiane në fushën e mbrojtjes civile.
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#UNDP



Konferenca e Zjarreve në Pyje, një mundësi e rëndësishme për të ndarë ide dhe përvoja për të luftuar sfidat që shkaktojnë zjarret në këtë rajon.
Podgoricë, Mal i Zi.
Konferenca e Zjarreve në Pyje, një mundësi e rëndësishme për të ndarë ide dhe përvoja për të luftuar sfidat që shkaktojnë zjarret në këtë rajon.
Objektivi kryesor për të gjitha vendet e Evropës Juglindore ishte sigurimi i një platforme për shkëmbimin e informacionit, njohurive dhe praktikave më të mira, si dhe përvojave të të gjitha vendeve në lidhje me parandalimin dhe reagimin në rastet e zjarreve në pyje.
Si pjesë e iniciativës DPPI SEE, ku Shqipëria është pjesë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mori pjesë me 2 ekspertë të Mbrojtjes Civile.
Disaster Preparedness and Prevention Initiative in SEE
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#DPPISEE#civilprotection





The Sphere handbook dhe ndihma humanitare.
The Sphere handbook dhe ndihma humanitare.
Në datat 3-5 maj, u zhvillua aktiviteti i standardeve të Sphere me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Institucione të ndryshme pjesë e shteteve pjesmarrëse në DPPISEE.
Pjesëmarrësit u trajnuan në lidhje me standartet Sphere dhe u bë një simulim në tavolinë, duke i vendosur në situata të ngjashme me ato reale.
Aktiviteti ishte shumë produktiv dhe intensiv me fokus në aspektet kryesore të standardeve Sphere, duke i mundësuar pjesëmarrësve të forcojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre në këtë fushë të rëndësishme.
Aktiviteti u mbështet nga Disaster Preparedness and Prevention Initiative for Southeastern Europe (DPPISEE), ku të gjitha Shtetet pjesëmarrëse dhe Shqipëria marrin pjesë me kontributin e tyre vjetor.
Disaster Preparedness and Prevention Initiative in SEE
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#DPPISEE







Konferenca përfundimtare e SHELTER – në Qendrën Rajonale të UNESCO-s për Shkencën dhe Kulturën në Evropë në Venecia, Itali.
Konferenca përfundimtare e SHELTER – në Qendrën Rajonale të UNESCO-s për Shkencën dhe Kulturën në Evropë në Venecia, Itali, Palazzo Zorzi.
Projekti u zhvillua në 5 laboratorë të hapur që punuan në mënyrë të harmonizuar dhe konstante mbi sfidat kryesore klimatike dhe mjedisore në Evropë dhe lloje të ndryshme të trashëgimisë, me fokus në:
Rritjen e mbledhjes së informacionit / #DataCollection
Krijimin e një kulture të qëndrueshmërisë / #RESILIENCE
Lidhja gjithnjë e më të ngushtë midis
Mbrojtjes së Trashigimisë Kulturore #UNESCO
, Ndryshimeve Klimatike #ClimateChange
, Zvoglimit të Riskut nga Fatkeqësitë #DRR
dhe Mbrojtjes Civile #CivilProtection
Pjesë e takimit ishin përfaqësues nga UNESCO, UNDRR-SendaiFramework, Universiteti i Bolognës, Mbrojtja Civile Italiane, Mbrojtja Civile e Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi, etj., dhe nga Shqipëria përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection







GËZUAR 1 MAJIN, DITA NDËRKOMBËTARE E PUNËS
GËZUAR 1 MAJIN, DITA NDËRKOMBËTARE E PUNËS
URIM I VEÇANTË PËR TË GJITHË PUNONJËSIT E STRUKTURAVE OPERACIONALE TË SISTEMIT TË MBROJTJES CIVILE
Ju jeni heronjtë e heshtur.
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection

Workshop rajonal për zhvillimin e planeve të përbashkëta të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet në nivel ndërkufitar.
Në workshopin rajonal për zhvillimin e planeve të përbashkëta të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet në nivel ndërkufitar, që u mbajt në Podgoricë, Mal i Zi, morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Turqia.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte identifikimi i boshllëqeve për plane të përbashkëta të menaxhimit të përmbytjeve në nivel rajoni, me fokus në rrezikun ndërkombëtar dhe ndërkufitar nga përmbytjet. Në këtë workshop u diskutuan procedurat, planifikimi dhe mekanizmat për asistencë në menaxhimin e rrezikut ndërkufitar nga përmbytjet. Përveç kësaj, vendet pjesëmarrëse ndanë përvojat, praktikat dhe ekspertizën e tyre në këtë fushë.
Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore
#mbrojtjacivile#AKMC#EU#UCPM#MOD#menaxhimirrezikut#përmbytje#planifikim#ndërkufitar#bashkëpunim#BallkaniPerëndimor#Turqia#IPA#FRMP#Podgoricë#Malizi#bashkëpunimndërkufitar#Ndërkombëtar





