Galeria

Takimi i Këshilli Teknik Konsultativ (KTK)

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) Haki Çako , në fjalën e tij në takimin e Këshilli Teknik Konsultativ (KTK) të mbajtur sot, bëri një përmbledhje të punës së agjencisë deri tani si dhe parashtroi disa projekte për përballimin emergjencave civile për periudhën e dimrit 2023 – 2024.
“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka bërë një punë kolosale, si në drejtim të kontributit për hartimin e akteve ligjore/nënligjore dhe të dokumenteve strategjike, ashtu edhe në drejtim të fuqizimit të strukturave të Mbrojtjes Civile me burime njerëzore dhe logjistike”, tha ai, duke përmendur veçanërisht hartimin e tri dokumenteve kryesore në fushën e mbrojtjes civile: “Vlerësimin e Riskut nga Fatkeqësitë në nivel qendror”, “Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë” dhe “Planin Kombëtar për Emergjencat Civile”.
Kreu i AKMC-së përmendi, ndër të tjera, zbatimin e një projekti pilot në qarkun e Fierit për hartimin e dokumenteve të lartpërmendura në nivel vendor, për të gjitha bashkitë e këtij qarku, ndërsa theksoi se në 11 prefekturat e tjera, AKMC-ja ka organizuar tryeza teknike, ku janë prezantuar 3 dokumentet strategjike kombëtare.
Zoti Çako foli gjithashtu për krijimin dhe konsolidimin e strukturave të mbrojtjes civile në të gjitha nivelet, të cilat “janë ngritur dhe janë funksionale”.
Synimi kryesor për mbrojtjen civile është “parandalimi, si një investim më kosto efektive në terma afatgjatë”, e mbylli fjalën e tij drejtoi i përgjithshëm i AKMC-së.

Marrëveshja me JICA.

🇯🇵#JICA dhe 🇦🇱#AKMC nënshkruajnë marrëveshje për nisjen e bashkëpunimin në lidhje me ngritjen e 🔭Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit të Zjarrit në 🌳Pyje dhe Zgjidhjeve të bazuara në Natyrë për Reduktimin e Rrezikut ndaj 🔥 Fatkeqësive.
Agjencia 🇯🇵Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Agjencia 🇦🇱 Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) nënshkruan në datën 14 Nëntor 2023, një 🖊✒️marrëveshje për zbatimin e Projektit të Bashkëpunimit Teknik të titulluar “Projekti për Ngritjen e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të 🔭 Informacionit të Zjarrit në 🌳 Pyje (NFFIS) dhe Zgjidhje të bazuara në Natyrën për Reduktimin e Rrezikut të 🔥Fatkeqësive (NbS-DRR)”.
📍Ceremonia u zhvillua në mjediset e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Tiranë. Marrëveshja u nënshkrua, për palën japoneze nga Kryepërfaqësuesi i JICA për Rajonin e Ballkanit Z. UEKI Masahiro dhe për palën Shqiptare nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, Z. Haki ÇAKO.

Thirrje për shprehje interesi për pjesëmarrje në tender, IPA SA/RES-NCPA/SRV/02

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AL), synon të japë një kontratë shërbimi për:

“EKSPERTIZËN E JASHTME DHE SHËRBIMET NË MENAXHIMIN E PAKETËS, ZGJEDHJA E NJË EKSPERTI TË JASHTËM PËR MENAXHIMIN FINANCIAR TË PROJEKTIT “SA RESILIENCE”, me asistencë financiare nga Programi i Bashkimit Evropian  IPA ADRIATIKU JUGOR 2021-2027, me Ref.: IPA SA/RES-NCPA/SRV/02

Të gjitha subjektet e interesuara, duhet të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar deri më datë 31.10.2023, ora 10.30, dorazi ose me zarf, ose me postë/korrier në adresën:

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, pranë Bllokut të Ambasadave,

“Rruga Skënderbeg” P.6/Shk.1, 1001, Tiranë,

Me temë: Shprehje interesi për pjesëmarrje në tender IPA SA/RES- NCPA/SRV/02

Data e dorëzimit do të verifikohet nga posta/ vula e korrierit/ mandat depozitimi.

Çdo aplikim i paraqitur pas afatit të mësipërm, do të refuzohet automatikisht.

Dokumentacioni nuk mund të dorëzohet me e-mail.

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e detajuar të shërbimit, kërkesat dhe kriteret shtesë, mund të gjendet në dokumentacionin bashkëlidhur këtij njoftimi.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 31.10.2023

Thirrje për shprehje interesi për pjesëmarrje në tender, IPA SA/RES-NCPA/SRV/01

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AL), synon të japë një kontratë shërbimi për:

“EKSPERTIZËN E JASHTME DHE SHËRBIMET NË MENAXHIMIN E PAKETËS, ZGJEDHJA E NJË EKSPERTI TË JASHTËM PËR MENAXHIMIN E PËRGJITHSHËM TË PROJEKTIT “SA RESILIENCE”, me asistencë financiare nga Programi i Bashkimit Evropian IPA ADRIATIKU I JUGUT 2021-2027, me Ref.: IPA SA/RES-NCPA/SRV/01.

Të gjitha subjektet e interesuara, duhet të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar deri më datë 26.10.2023, ora 10.30, dorazi ose me zarf, ose me postë/korrier në adresën:

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, pranë Bllokut të Ambasadave,
“Rruga Skënderbeg” P.6/Shk.1, 1001, Tiranë,

Me temë: Shprehje interesi për pjesëmarrje në tender IPA SA/RES- NCPA/SRV/01

Data e dorëzimit do të verifikohet nga posta/ vula e korrierit/ mandat depozitimi.

Çdo aplikim i paraqitur pas afatit të mësipërm, do të refuzohet automatikisht.

Dokumentacioni nuk mund të dorëzohet me e-mail.

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e detajuar të shërbimit, kërkesat dhe kriteret shtesë, mund të gjendet në dokumentacionin e tenderit bashkëlidhur këtij njoftimi.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 26.10.2023.

Takim në kuadër të zvogëlimit të risqeve nga fatkeqësitë.

U zhvillua sot në Romë 🇮🇹 takimi 🤝 bilateral midis Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako 🇦🇱 dhe Kreut të Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane, z. Fabrizio Curcio 🇮🇹.

Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin dhe konsolidimim e marrëdhenieve 🤝dy palëshe në kuadër të zvogëlimit të risqeve nga fatkeqësitë dhe konsolidimet e sistemeve të mbrojtjes civile të dy 🇦🇱🇮🇹 vendeve.

Fokus i rëndësishëm u konsiderua roli strategjik i Italisë dhe mbështetja e qeverisë italiane për Sistemin e Mbrojtjes Civle në Shqipëri dhe suporti në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile 🇪🇺Europiane, pas antarësimit të Shqipërisë në këtë mekanizëm.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua mbi implementimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta në kushtet e ndryshimeve klimaterike dhe përballimit e menaxhimit të fatkeqësive natyrore në vendet tona dhe në rajon.

#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#protezionecivile#DPC#ITALY#ALBANIA

Konferencë e nivelit të lartë me temë “Ndryshimet klimatike, Mbrojtja Civile dhe siguria njerëzore, Drejt një Bashkëpunimi efikas Euro-Mesdhetar”.

#Rome#Italy.

Gjatë Konferencës së nivelit të lartë, me temë “Ndryshimet klimatike, Mbrojtja Civile dhe siguria njerëzore, Drejt një Bashkëpunimi efikas Euro-Mesdhetar” 🌍🤝

Rajoni i Mesdheut një vend unik në Tokë, me vendndodhje gjeografike, topografi dhe kulturë të pasur. Ndryshimet klimatike, nëpërmjet rreziqeve të tyre, kanë një ndikim të veçantë në këtë rajon ku studiuesit kanë identifikuar lidhjet midis rreziqeve natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu. 🤝🌍

Ky aktivitet i financuar nga BE 🇪🇺 dhe UFM me mbështetjen nga Ministria e Jashtme Italiane si vendi pritës. Paneli u përshëndet nga Zëvendëskryeministri i 🇮🇹Italisë dhe Ministri Jashtëm – z. Antonio Tajani, Sekretari i Përgjithshëm i 🇪🇺 UFM – z. Nasser Kamel, Drejtori i Përgjithshëm i 🇪🇺DG ECHO – z. Maciej Popowski dhe Kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane – z. Fabrizio Curcio.

Në panel, nga 🇦🇱 Shqipëria z.Haki Çako – Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile – Ministria e Mbrojtjes, referoi mbi hapat e Shqipërisë në fushën e Mbrojtjes Civile dhe mbi përvojën e mirë të bashkëpunimit me shtetet anëtare të UCPM dhe vendet e rajonit në fushën e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë.

Gjatë këtij paneli, u shkëmbyen pikëpamje dhe përvoja në lidhje me sfidat e ndryshimeve klimatike, mbrojtjen civile dhe sigurinë njerëzore, duke i dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit efikas mes vendeve të rajonit Euro-Mesdhetar.

Pjesëmarrës të tjerë në panelin e moderuar nga 🇮🇹 Italia, ishin:

🇬🇷Greqi: z. Christos Stylianides, Ministër i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile

🇷🇴Rumani: Dr Raed Arafat, Sekretar i Shtetit, Drejtues të Departamentit për Situata Emergjente

🇯🇴Jordani: Gjeneral brigade Hatem Yacoub Jaber, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të Jordanisë

🇫🇷Francë: z. Romain Royet, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm

🇪🇸Spanjë: z. Leonardo Marcos, Drejtor i Përgjithshëm I Mbrojtjes Civile dhe emergjencave

Gjithashtu ishin prezentë dhe përfaqësues të Shteteve të tjera të Mesdheut dhe jo vetëm, si Maroko🇲🇦, Tunizia🇹🇳, Algeria🇩🇿, Libia🇱🇾, Israeli🇮🇱, Palestina🇵🇸,Sllovenia🇸🇮, Serbia🇷🇸 dhe Qipro🇨🇾.

EU Civil Protection & Humanitarian Aid

#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#MOD#italy#rumania#jordan#france#spain#mediterranean