Fushata Kombëtare “Mbrojtja Civile në Turne” ishte sot në Lezhë

Fushata Kombëtare “Mbrojtja Civile në Turne” ishte sot në Lezhë, ku sheshi qendror i qytetit u kthye në hapësirë demonstrimesh dhe mësimi praktik për qytetarët.
Qëllimi: forcimi i kulturës së përgatitjes dhe sigurisë ndaj rreziqeve natyrore e teknologjike.
Dita përfshiu:
✅ Simulim zjarri në shkollën e Mesme të Bashkuar Zejmen
✅ Demonstrime të ndihmës së parë & përdorimit të fikseve të zjarrit
✅ Materiale edukative për përgatitjen familjare dhe vetëmbrojtjen.
Të pranishëm ishin autoritete vendore nga Prefektura dhe Qarku Lezhë, ekipe operacionale të Zjarrfikëses, Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Forcave të Armatosura dhe shërbimeve të emergjencës mjekësore; vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Lezha është një zonë me ekspozim të konsiderueshëm ndaj rreziqeve si: përmbytjet, zjarret në zonat pyjore dhe rurale, rrëshqitjet e tokës, si edhe rreziqe të lidhura me ndryshimet klimatike dhe aktivitetin sizmik.
Të gjitha këto e bëjnë informacionin, përgatitjen dhe ndërgjegjësimin një faktor thelbësor për sigurinë e komunitetit.
Fushata “Mbrojtja Civile në Turne 2025” zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, me mbështetjen e UNDP në Shqipëri, në kuadër të projektit “RESEAL – Forcimi i Qëndrueshmërisë dhe Reagimit ndaj Emergjencave në Shqipëri”, të financuar nga Qeveria Suedeze (SIDA) Embassy of Sweden in Tirana 🇸🇪, Qeveria Zviceriane Embassy of Switzerland in Albania (SECO) 🇨🇭 dhe bashkëfinancuar nga Qeveria e Portugalisë 🇵🇹 dhe Qeveria Shqiptare