Forumi shkencor ‘Risku Sizmik dhe Zvogëlimi i tij’: ekspertët diskutojnë preventivën dhe koordinimin institutional

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, organizoi më 12 Qershor forumin shkencor “Risku Sizmik dhe Zvogëlimi i tij”, ku u trajtuan çështje thelbësore mbi menaxhimin e këtij rreziku në nivel kombëtar.
Ekspertë të fushës prezantuan qasje dhe metoda për parandalimin dhe reduktimin e pasojave nga tërmetet, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjeve para, gjatë dhe pas ndodhjes së fenomeneve sizmike, si dhe nevojën për koordinim ndërinstitucional.
 Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e përfaqësuar nga Znj. Adisa Bala, Drejtoresha e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë, në përputhje me misionin e saj për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë, kontribuoi me kumtesën “Menaxhimi i riskut sizmik në kuadër të mbrojtjes civile shqiptare”, duke nënvizuar rolin e parandalimit dhe bashkëpunimit institucional.
 Në përmbyllje, forumi prezantoi një sërë gjetjesh dhe rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse, punimet e të cilave janë botuar në librin e kumtesave pranë Akademise së Shkencave dhe #FIN.

Lajme të tjera