Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Agjencia Suedeze e Kontigjencave Civile (MSB), me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Tiranë, organizuan një takim konsultativ me palët e interesit, ku morën pjesë komuniteti akademik/shkencor, institucionet qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe organizatat joqeveritare (OJQ-të).
Ky workshop kishte si qëllim forcimin e gatishmërisë ndaj fatkeqësive nëpërmjet ndërgjegjësimit publik, edukimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
#AKMC dhe #MSB kanë realizuar një studim për të identifikuar fushat e mundshme të bashkëpunimit dhe për të krijuar një partneritet afatgjatë, të fokusuar në qëndrueshmërinë dhe sigurinë në raste emergjencash.
Ky bashkëpunim do të ndihmojë në krijimin e sinergjive me nismat ekzistuese dhe në përgatitjen më të mirë të institucioneve dhe qytetarëve.