Forcat Operacionale: Betejë 24 orë ndaj Zjarrit në Elbasan

Në një situatë të vështirë dhe me sfida të mëdha për mjedisin dhe komunitetin lokal, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe Drejtorin e AKMC-së, Haki Çako, dëshmuam nga afër përkushtimin dhe profesionalizmin e forcave operacionale, të Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera mbështetëse, të cilat prej ditësh po punojnë pa ndërprerje, 24 orë në 24, për të izoluar vatrën e zjarrit në afërsi të qytetit.
Objektivi ynë i përbashkët është të minimizojmë pasojat mjedisore, të mbrojmë jetën e qytetarëve dhe të sigurojmë rikthimin e shpejtë të kontrollit mbi situatën.