Rreth 130 efektivë të Forcave të Armatosura po punojnë pa ndërprerje për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit. 14 vatra janë shuar, ndërsa 12 vatra vijojnë të jenë aktive.
Nën bashkërendimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcat tona të Armatosura kanë përforcuar përpjekjet e ekipeve të pushtetit vendor, dhe kanë izoluar vatra të rrezikshme në terrene të vështira.
Mirënjohje të gjithë efektivëve të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse, për sakrificën e tyre në temperatura të larta, në ndihmë të komunitetit!