1 Qershori në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile!
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, oborri i Agjencisë sonë u mbush me buzëqeshje, kureshtje dhe energji pozitive!
Fëmijët e punonjësve të agjencisë patën mundësinë të vizitojnë sallën operacionale të agjencisë, qendrën e levizshme operacionale, një automjet i pajisur me teknologji të avancuar për menaxhimin e situatave kritike, që përdoret në raste emergjencash. Po ashtu, ata u njohën nga afër me një ambulancë dhe një zjarrfikëse, që ishin pjesë e ekspozimit në ambientet tona.
Ekspertët tanë u shpjeguan fëmijëve rolin e rëndësishëm të strukturave të mbrojtjes civile dhe sesi funksionojnë ato për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve në çdo situatë.
Dhe sigurisht, dita nuk mund të mbyllej pa dhurata surprizë, të cilat u ndanë me dashuri për vogëlushët tanë të mrekullueshëm!
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve – ju jeni e ardhmja jonë!















