Në Shqipëri faza e parë e Programit IPA FF, financuar nga Bashkimi Europian – (për parandalimin e Përmbytjeve dhe Menaxhimin e Riskut nga Zjarret në Pyje, në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi “).
Takimi i konsorciumit implementues u zhvillua online, pas eventeve të tjera të ngjashme të zhvilluara në vende partnere.
Ky takim mblodhi përfaqësues nga Konsorciumi implementues, si z. Klajdi Nikolla, Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve, znj. Andrea Vera, Shefi i Seksionit të Zhvillimit të Qendrueshëm Ekonomik dhe Social në Delegacionin e BE-së, në Shqipëri, Hubert Grandjean, Menaxher Programi, Ivona Olhova, Oficere e Programit, Tristan Simonart nga CU DG ECHO (Operacionet e Ndihmës Humanitare), z. Alberto Petrangeli, zëvendës Shef i Misionit si dhe përfaqësues të tjerë nga partnerët e Konsorciumit IPA FF.
Programi IPAFF përfaqëson një hap tjetër në vazhdimësi të nismave të mëpërparshme, të financuara nga BE. Kjo nismë është e orientuar drejt nxitjes së bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të përvojave më të mira dhe përafrimin e mëtejshëm të sistemeve të vendeve partnere me legjislacionin e BE-së, në mbrojtjen civile.

