Ecim përpara me një tjetër hap për rritjen e gatishmërisë kombëtare dhe modernizimin e Forcave të Armatosura!
Në Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile po i afrohemi përfundimit të ndërtimit të godinave dhe infrastrukturës së re, projekt strategjik ky që përfaqëson një angazhim të rëndësishëm për përmirësimin e reagimit ndaj situatave emergjente.
Projekti që do të finalizohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm siguron:
– Infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme për operacione emergjente.
– Kushte optimale pune për personelin.
– Kapacitete të rritura për reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo situate të papritur.
– Përforcim i gatishmërisë kombëtare për t’i shërbyer qytetarëve në çdo rast nevoje.
Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e jetës janë përparësi absolute për Forcat e Armatosura.