Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, z. Haki Çako, priti sot Ambasadorin e Republikës Çeke

Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, z. Haki Çako, priti sot Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, z. Pavel Vacel.
 Falenderim i veçantë për ndihmën e çmuar që Çekia ka dhënë ndër vite në fushën e emergjencave civile – nga ndërtimi i shkollës në Lalm pas tërmetit 2019, te mbështetja gjatë zjarreve në pyje në 2021 dhe 2025, veçanërisht në operacionet me helikopterin “Black Hawk”.
U diskutua gjithashtu mundësia për të ndjekur modelin çek në krijimin e zjarrfikësve vullnetarë dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore e logjistike të mbrojtjes civile në Shqipëri.
 Ky bashkëpunim është një garanci për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së komuniteteve tona.