Diskutim mbi Rritjen e Kapaciteteve për Emergjencat Civile – Mbështetje nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim

Në takimin e mbajtur më 18.06.2024 morën pjesë përfaqësues drejtues të institucioneve , Z. Haki Cako , Z. Artan Shkreli, Znj. Blerina Gjini, Z. Christian Ubertini dhe Z. Rikard Luka. U diskutua projekti për Vlerësimin e Dëmtimeve në Ndërtesa , mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Projekti synon testimin e procedurave standarde për menaxhimin e fatkeqësive, përfshirë tërmetet, përmbytjet dhe zjarret në pyje. Përvoja nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 theksoi nevojën për procedura të qarta dhe rritjen e kapaciteteve të stafeve të emergjencave civile.

Lajme të tjera