Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile certifikoi sot Skuadrën e Vullnetarëve të Reagimit të Shpejtë, të cilët u trajnuan në teori dhe praktikë për disa muaj me radhë. Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e certifikimit të tyre, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile z.Haki Çako, e vuri theksin tek kjo iniciativë, duke e cilësuar këtë, si një vizion dhe vullnet, që i shërben Mbrojtjes Civile. “Besoj në misionin, besimin dhe përgjegjësitë tuaja. Ju do të jeni promotor për të ndryshuar situatat. Keni një mision të rëndësishëm dhe në trajnimin disamujor me ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile keni marrë bazat, sepse, për ne fokusi është Mbrojtja Civile” – tha Çako, ndërsa u bëri të ditur të rinjve të këtij rrjeti vullnetarësh, se për herë të parë u miratua nga Qeveria Shqiptare, Strategjia e Riskut nga Fatkeqësitë Natyrore, një dokument që ka munguar deri më tani.
#mbrojtjacivile#AKMC#MC#civilprotection#UCPM#EU2023SE




