Bashkia Has është pajisur me dy automjete tip “pick-up”, të cilat janë vënë në shërbim të Njësisë së Zjarrfikëses. Duke pasur parasysh se zona e Hasit karakterizohet nga terren i thyer dhe i papërshtatshëm për mjete të tjera logjistike, këto automjete janë shumë funksionale dhe të domosdoshme për ndërhyrje të shpejta dhe efikase. Automjetet janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për një shërbim zjarrfikës modern dhe operativ. Kryetari i Bashkisë Has, z. Miftar Dauti, shprehet mirënjohje dhe falenderues për Ministrin e Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, si dhe për Drejtorin z. Haki Çako dhe strukturat e AKMC-së, të cilët na janë gjendur pranë në çdo problematikë dhe kërkesë që Bashkia jonë ka pasur. Drejtoresha e Mbrojtjes Civile, garanton se do t’i përgjigjet me korrektësi dhe seriozitet çdo ankese dhe problematike. Gjithashtu, shpresojmë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të rritjes së sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve të Hasit.
https://www.facebook.com/reel/907516584970745