Austria–Shqipëri: Fuqizim i Menaxhimit të Emergjencave me Mbështetje të OSBE-së

Dy përfaqësues të lartë nga Ministria e Brendshme e Austrisë, z. Wolfgang Nicham, Drejtori i Menaxhimit të Krizave dhe z. Jürgen Schwanzer, zëvendësi i tij, zhvilluan sot një vizitë zyrtare në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri për forcimin e kapaciteteve të Njësisë Alpine të Policisë së Shtetit.
Gjatë vizitës, ekspertët austriakë u njohën me strukturën dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtje Civile, ndërsa u zhvilluan diskutime mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të emergjencave, shkëmbimit të praktikave më të mira dhe harmonizimit të procedurave operacionale ndërmjet institucioneve shqiptare dhe atyre austriake.
Ky aktivitet është pjesë e një vlerësimi të gjerë të kuadrit ligjor, procedurave standarde të veprimit dhe koordinimit ndërinstitucional, me qëllim forcimin e përgjigjes kombëtare ndaj situatave të emergjencës dhe zhvillimin e modeleve moderne të komandimit dhe kontrollit në terren.

Lajme të tjera