Në kuadër të situatës me zjarret në vendin tonë dhe mbështetjes që ka dhënë #BE nëpëpërmjet mekanizmit të #MC me shtetet mbështetëse në operacione nga ajri, si Holanda dhe Republika Çeke, në ambjentet e aeroportit TIA, në zonën ushtarake u zhvillua një aktivitet për mediat, ku morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako, Charge D’ Affairs i Delegacionit të BE, z. Alexis Hupin, Ambasadori i Republikës Çeke, Sh. T. Z. Jaroslav Ludva, Charge D’ Affairs i Ambasadës së Holandës, z. Rogier Nowen, Komandanti i Forcës Ajrore, Kol. Ylli Pulaj dhe përfaqësues të ekipeve të helikopterëve të shteteve mbështetëse dhe të ekipit të #USAID.
Në konferencë për shtyp gazetarët u informuan nga titullarët e lartë të pranishëm në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria lidhur me zjarret, vatrat ende kritike si dhe arritjet e deritanishme – falë angazhimit maksimal me nërhyrje nga toka dhe nga ajri të forcave operacionale të #MC dhe #FA me mbështetjen e paçmuar të dhënë nga shtetet anëtare të BE-së, dhe gjithashtu dhe nga SHBA.
https://shqiptarja.com/…/lufta-me-zjarret-shefi-politik…
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4165514320185006&id=304579276278549








