Aksi Elbasan – Qafë Thanë

Qarku Elbasan | Aksi Elbasan – Qafë Thanë
Sipas njoftimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Qarkut Elbasan, është raportuar bllokim i qarkullimit në aksin rrugor nacional Elbasan – Qafë Thanë, pranë zonës së Dragostunjës, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të madh dheu.
Në vendngjarje janë njoftuar dhe angazhuar Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, me efektivë të qarkullimit rrugor, si dhe firma kontraktuese, për marrjen e masave të nevojshme dhe normalizimin e situatës.
Strukturat përkatëse vijojnë ndjekjen e situatës në terren.

https://www.facebook.com/reel/1432088268424415