Në kuadër të Presidencës Polake të BE-së, AKMC mori pjesë në workshop-in “Të Kuptuarit e Komunikimit në Mbrojtjen Civile”, i fokusuar në sfidat dhe mundësitë e komunikimit gjatë emergjencave.
Aktiviteti përfshiu simulime praktike me skenarë emergjencash, ku pjesëmarrësit testuan vendimmarrjen, koordinimin ndërinstitucional dhe menaxhimin e informacionit.
Ky workshop mundësoi shkëmbimin e përvojave dhe përfitimin nga praktikat më të mira evropiane, duke forcuar qasjen kombëtare dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.