AKMC përsërit thirrjen ndaj banorëve, të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 4 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një është shuar dhe 3 mbeten aktive.
🔥 Vatra aktive:
– Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ku janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse dhe rreth 82 forca operacionale, të cilave mëngjesin e sotëm u janë bashkuar edhe 3 mjete zjarrfikëse dhe 13 efektive nga BMEC si dhe mbështetje nga ajri.
– Në zonën F të ish Uzinës Mekanike Poliçan, ku në terren janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse të MZSH të bashkisë Poliçan, Berat dhe Skrapar, të ndihmuar nga 2 automjete zjarrfikëse të forcave ushtarake të FA-së. Zjarri aktualisht është tërësisht i neutralizuar.
– Në fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër, ku në terren janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 30 forca operacionale, pa mundur ta izolojnë. Në ndihmë të forcave operacionale u nisën edhe 2 automjete zjarrfikëse të FA.
AKMC përsërit thirrjen ndaj banorëve, të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!
 

Njoftime të tjera