Në Detashmentin e Mbështetjes Rajonale në Elbasan, AKMC në bashkëpunim me BMEC dhe ekspertët e Shërbimit Pyjor të Kalifornisë (USFS) organizoi trajnimin “Akademia e Zjarreve në Pyje”.
Forcat e FA, MZSH dhe vullnetarët AFPRA u trajnuan me taktikat e luftimit të zjarreve në pyje, ndërsa
SHBA dhuroi për AKMC pajisjen inovative SimTable, dhe për BMEC mjete taktike për të luftuar zjarret në pyje.

Një hap i madh për forcimin e kapaciteteve dhe mbrojtjen e pyjeve tona!